Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të hënën se autoritetet gjermane zakonisht nuk japin leje që partitë politike të një shteti të zhvillojnë fushatë në tokën gjermane në periudhën më pak se tre muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rohde ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partitë politike për këtë rregullore specifike.
“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane”, tha Rohde.