Zgjedhjet e Serbisë nisin edhe në veri të Kosovës

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.

Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime,  raporton KP.

Këto zgjedhje janë mbështetur nga OSCE.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruat dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011.