Qytetarët e Indisë do të drejtohet në kutitë e votimit më 19 prill për të zgjedhur ligjvënësit në dhomën e ulët të parlamentit të vendit Lok Sabha, transmeton Anadolu.
Sipas zyrtarëve nga Komisioni Zgjedhor i Indisë, zgjedhjet e përgjithshme maratonë do të mbahen në shtatë faza, me rezultatet që do të shpallen më 4 qershor.
Shefi i komisionit zgjedhor, Rajiv Kumar, njoftoi se numërimi gjithashtu pritet të përfundojë më 4 qershor, duke shtuar se 2.100 vëzhgues do të mbikëqyrin votimin.
Sipas autoriteteve zgjedhore, 968 milionë njerëz aktualisht janë të regjistruar për të hedhur votën e tyre, përfshirë 18 milionë votues për herë të parë, ndërsa do të garojnë gjithsej 543 ulëse në parlamentin Lok Sabha.
Përveç orarit të zgjedhjeve të përgjithshme, autoritetet gjithashtu njoftuan kohën se kur do të mbahen zgjedhjet e asamblesë shtetërore në Andhra Pradesh, Sikkim, Arunachal Pradesh dhe Odisha.