Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë vendim qe zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.
Vendimi është marrë pas takimit të sotëm konsultativ të ftuar nga presidenti Thaçi me partitë politike në vend, e ku prezentë ishte edhe Valdete Daka nga KQZ.
Shumica e partive në Kosovë kanë preferuar datën 11 qershor për zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi një ditë më parë, Kuvendi e mbështeti mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.