Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit, të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025, për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht,raporton KP.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.
Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54.