Zgjedhjet e 22 tetorit, të drejtë vote kanë 1,890,952 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ka miratuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lista e votuesve në zgjedhjet lokale të 2017 ka 1,890, 952 emra të votuesve.

“Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 22 tetorit do t’i ketë 1.890.962 votues me dallim prej 12 mijë e 603 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e 11 qershorit. Në zgjedhjet e 22 tetorit do të kemi 899 qendra të votimit, me 10 qendra më shumë në krahasim me zgjedhjet e 11 qershorit, do të kemi 2555 vendvotime, ndërkohë ia vlen të theksohet që janë 14 mijë e 176 votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet në mes të këtyre dy palë zgjedhjeve”, u tha në mbledhjen e Komisionit qendror të zgjedhjeve.

Ndryshe, KQZ ka akredituar gjithsej 3883 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 22 tetorit.