Izraelitët do të votojnë sërish në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e dyta në harkun kohor të 5 muajve.
Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri zgjedhjet e parakoshme pasi nuk arriti të formonte një kolaicion qeverisës me një shumicë të pranueshme pas votimeve që u mbajtën në prill.
Sondazhet tregojnë se dy partitë kryesore luftojnë kokë më kokë. Netanyahu me partinë e tij të djathtë Likud ka kundërshtar të fortë Partinë qëndrore Blu e cila drejtohet nga ish komandanti ushtarak Benny Gantz.
Edhe partitë e vogla mund të kenë një ndikim të madh në rezultatin përfundmitar dhe në krijimin e koalicionit qeverisës.
Bisedimet për formimin e një koalicioni të ri pritet të fillojnë sa më shpejt me të mbyllyr të votimit në orën 22:00 sipas orës lokale.