Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët, për gastronominë dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCovid.

Në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës thuhet se te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”, dhe se nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Kurse, komunat që janë në zonën e kuqe, qytetarëve u ndalohet lëvizja pas orës 21:30, kurse operatorët ekonomik, gastronomia, dhe qendra tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00.

Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës)

– Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

-Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

-Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

– Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

– Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

– Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,