Ballina Lajmet Zgjaten me 3 muaj hetimet për Tahirin

Zgjaten me 3 muaj hetimet për Tahirin

Report Tv ka mësuar se prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me 3 muaj për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.Prokuroria ka marrë vendimin pas përfundimit të afatit të vendosur nga gjykata.

Ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet në hetim prej një viti. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar shkresën për shtyrjen e hetimeve.

Në këtë shkresë prokuroria e Krimeve të Rënda, sqaron se hetimet janë shtyrë për shkak se pritet përgjigjia nga letërporositë që duhet të vijnë nga Mali i Zi dhe Italia. Për këtë arsye, pritet që hetimet për Tahirin të vijojnë deri në 17 janar 2019.

Sqarimi i prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve për Tahirin.
Mbi Tahirin rëndojnë disa akuza, si përfshirje në trafik ndërkombëtar droge si edhe korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror. Ish-deputeti i PS dorëzoi mandatin pak muaj më parë për t’i hapur rrugë hetimeve.

Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve për tre ish-policët e Vlorës të shpallur në kërkim, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, të cilët dodhen në arrati prej një viti.

Exit mobile version