Nënpresidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa është duke mbajtur grevë urie 24-orëshe, në solidaritet me 1,600 të burgosur palestinezë që po protestojnë ndaj kushteve në burgjet izraelite.
“Cyril Ramaphosa është politikan në Afrikën e Jugut që mbështet kërkesat e të burgosurve,” tha drejtori i Fondacionit per te burgosurit. “Solidariteti i Ramaphosas është shumë i rëndësishëm”, shpjegoi Nishan Balton. “Një numër zyrtarësh qeveritarë pritet të marrin pjesë në greve se bashku me Ramaphosa,” shtoi ai.
Shumë afrikano-jugorë po marrin pjesë në fushatat për të mbështetur grevistët palestinez duke iniciuar hashtagun #DignityStrikeSA. /MESAZHI/