Zëvëndësministri nga radhët e Nismës shpërndan recetën e rrejshme për Covid-19

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci ka shpërndarë një informacion jo adekuat për ndjekësit e tij.

Brestovci ka shpërndarë diagnozën e rrejshme se si duhet të trajtohet koronavriusi në ambientet e shtëpisë.

Kjo terapi trilluese sot është demantuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë thirrje që mos të ndiqen ato udhëzime.

Brestovci e ka mbajtur për disa minuta terapinë “fake” në profil, për ta larguar atë më pas./Indeksonline/