Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, është treguar i ashpër me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kujtuar faktin se janë bërë dy vite qëkur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet sa i përket liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se e gjithë kjo situatë e krijuar është e tepërt, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Ku ka mbetur BE-ja?
U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave.
Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim.
Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë.
Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!.