Zëvendëskomandanti i NATO-s: KFOR-i nuk do të ndryshojë rolin e tij në Kosovë

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Cristian Zuno, ka thënë se KFOR-i nuk do të ndryshojë rolin e tij në Kosovë.

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Cristian Zuno, i ka thënë sot ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se KFOR-i nuk do të ndryshojë rolin e tij në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediet serbe, Gjeneral Lejtnant Zuno, në këtë takim ka thënë se NATO respekton neutralitetin e Serbisë, dhe se sipas tij, kjo do të thotë që nuk do të ndryshojë as roli i KFOR-it në Kosovë.

Zuno konfirmoi me këtë rast se NATO-ja e respekton plotësisht vendosmërinë e Serbisë për të qenë neutrale ushtarake, e cila, siç tha ai, nuk është një pengesë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin e partneritetit me Aleancën.Duke iu referuar çështjes së Kosovës si sfida më e rëndësishme politike dhe e sigurisë për Serbinë, Daçiq tha se është me rëndësi të madhe që mandati i misionit të KFOR-it të realizohet në masën e plotë, në pajtim me Rezolutën 1244 Marrëveshja Ushtarake Teknike.

Daçiq në këtë takim iu ankua zëvendëskomandantit të NATO-s, Zuno për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe, transmeton më tutje lajmi.net.Sipas tij, vendimi për themelimin e këtyre institucioneve vazhdon të jetë i papranueshëm për Serbinë.Daçiq theksoi rëndësinë e garancive të NATO-s që FSK-ja dhe Policia nuk mund të hyjnë në veri të Mitrovicës pa pëlqimin e NATO-s apo të komandantit të KFOR-it.

Sipas tij, Serbia mbetet e angazhuar për të arritur një kompromis dhe një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, e cila do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.

Ndërkaq siç shkruajnë mediet serbe, Gjeneral Lejtand Zuno vlerësoi përpjekjet e Serbisë për qasjen e saj në përpjekje për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket Kosovës.