Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Elfsborgut. Mediumet suedeze kanë raportuar të mërkurën se Zeneli pritet të zyrtarizohet te Elfsborgu gjatë kësaj jave.
Thuhet se marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit dhe se Elfsborgu po e pret përgjigjen përfundimtare, që do të jetë pozitive përpara se të prezantohet. Zeneli do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit, ndërsa tek Elfsborgu do të transferohet si lojtar i lirë. 29-vjeçari muajin e shkuar u largua nga skuadra turke, Adana Demirspor me të cilën e shkëputi kontratën kurse këtë edicion regjistroi 13 paraqitje dhe një asistim. Zeneli si futbollist është zhvilluar tek Elfsborgu, ku me ekipin e parë debutoi në vitin 2014 për t’u larguar pas dy vjetësh.
AI karrierë ka bërë edhe te Herenveni në Holandë e Reimsi në Francë, ndërsa ka edhe 33 ndeshje e 9 gola të shënuar me Kombëtaren e Kosovës.