Zemra të prishura

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Mendimi i popullarizuar ndër ne “zemra e mirë” ndryshon nga botëkuptimi fetar islam: “zemra e shëndoshë”.
Kur’ani Fisnik bënë thirrje për kthimin e sigurt në momentin final me zemër të shëndoshë, në ditën kur nuk bënë dobi pasuria, fëmijët, autoriteti, origjina, përkatësia etnike, racore, gjinore etj.
Hasan El Basriu ne mëson se zemra mund të degradoj edhe nga gjëra rutinore që në shikim të parë mund të duken edhe të parëndësishme. Ja disa nga to.
● Familjarizohemi me mëkatin me mbulesën se një ditë do të pendohemi.
● Dituria e fituar e cila nuk gjenë zbatim.
● Kur e praktikojmë diturinë, nuk jemi të sinqert në atë që kemi mësuar.
● I konsumojmë të mirat që na dhuron Zoti, pa e falënderuar Krijuesin.
● Kemi kërkesa enorme për jetën. Nuk kënaqemi me atë që na cakton Zoti.
● Përvoja me vdekjen, ceremonia e varrimit nuk i kthjellon mendjet e tona.
Zemra e shëndoshë synon ta vë në lëvizje ndërgjegjën e njeriut në shërbim të ndërtimit të individit të përgjegjshëm, familjes së shëndoshë dhe shoqërisë përparimtare.
Në këndvështrimin e Imam Gazaliut zemra e shëndosh synon llojin e parë të njeriut nga tre grupet e përmendura. Kur e pyetën sa lloj njerëzish janë?
Ai u përgjigjë. Janë tre lloj njerëzish:
1. Disa njerëz janë si ushqimi. Çdo njëri nga ne ka nevojë gjithmonë për te.
2. Disa njerëz janë si ilaçet. Na duhen vetem kur kemi nevojë.
3. Ka edhe njerëz të cilët janë si sëmundjet. Askush nuk ka nevojë për ta, por të ndjekin pas. Prej tyre duhet të ruhemi.

(Porosi nga ligjërata e namazi i xhumasë)

Hoxhë Nexhmedin Ademi