Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë një konference për media për fillimin e viti të ri shkollor ka thënë se kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë.
Zemaj ka thënë se masat e ndërmarr janë konform rekomandimeve me IKSHPK-në. Derisa ka shtuar se vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve.
“Masat e ndërmarr janë konform rekomandimeve me IKSHPK-në. Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm, krahas punës duhet të kërkojmë një disiplinë bashkëpunim, prindër-nxënës dhe mësimdhënës sepse kjo na ndihmon ta menaxhojmë situatën. Ne do të jemi shumë strikt në vlerësimin e masave. Numri i të infektuarve është shkak i vetëdijesimit të qytetarëve. Unë ju bëjë apel ta mbajmë maskën higjienën dhe distancën sociale”, tha Zemaj.
Ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, e ka vlerësuar të kënaqshme këtë situatë pasi sipas tij ka ardhë dita që të hapen shkollat në vend.