Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur që masat nuk do të rikthehen. Sipas tij, qytetarët duhet të vetëdijesohen. Ndërkohë që ka bëra të ditur se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.
Derisa ka folur për Korporatën Energjetike të Kosovës, tha se nuk do të lejojnë përhapur e virusit siç ka ndodhur në Telekom.
Kështu është deklaruar ai pas dhurimit të gjakut në Ditën Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Me këtë ditë ka filluar gjithashtu edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.
Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë./kp/