Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Kliniken Infektive të QKUK-së.
Ai ka njoftuar se për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë institucionet përkatëse do ta kenë edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë vendin, njofton Klan Kosova.
“Shfrytëzova rastin që të vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falënderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gatishmërie 24 orë”.