Zemaj premton përkujdesje shëndetësore për të moshuarit që do vendosen në shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj pas inaugurimit të Shtëpisë së të moshuarve në Suharekë ka thënë se e merr për obligim përkujdesin shëndetësor për ata që do të qëndrojnë aty.

“Si institucione e kemi për obligim përkrahjen institucionale. Interesimi ynë ka vazhduar me mbështetjen shëndetësore. Do t’i marrim këto obligime dhe përkrahjen ta vazhdojmë që ata që qëndrojnë në këtë shtëpi të kenë përkujdesin shëndetësor” ka shkruar ai në Facebook.

Zemaj poashtu ka thënë se shpirti human nuk vdes kurrë.

Postimi i plotë:

Sot në Gjinoc të Suharekës u bë inaugurimi i Shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për Ministrinë e Shëndetësisë është justifikim moral promovimi i objekteve të tilla.

Andaj falënderoj Shoqatën ” Jetimat e Ballkanit” me në krye me humanistin e madh z. Halil Kastrati i cili bashkë me 3 mijë qytetarë të tjerë kanë jetësuar këtë mision fisnik, ndërtimin e Shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” Si institucione e kemi për obligim përkrahjen institucionale. Interesimi ynë ka vazhduar me mbështetjen shëndetësore. Do t’i marrim këto obligime dhe përkrahjen ta vazhdojmë që ata që qëndrojnë në këtë shtëpi të kenë përkujdesin shëndetësor.

Shpirti human nuk vdes kurrë!