Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për ata që shkelin masat anti COVID- 19, duhet të zbatohet në përpikëri ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.
Sipas tij, zëri i ekspertëve duhet të vazhdojë të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, njofton Klan Kosova.
“Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar”.
“Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë”.
“Ndërsa për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Zemajt:
Kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë, kemi fituar. Andaj, edhe në luftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues!
Të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë.
Zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.
Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin.
Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar.
Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.
Ndërsa për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.