Zemaj paralajmëron gjoba, kërkon respektimin e manualit për mbrojtje nga përhapja e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar sot nga qytetarët që të respektojnë udhëzimit e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, ndërsa ka paralajmëruar gjoba dhe ndëshkime për shkelësit e rregullave dhe mosrespektuesit e udhëzimeve.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se i tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht, ndërsa Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.

Lexoni të plotë postimin e ministrit të Shëndetësisë:

Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.

Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit.

Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë̈ se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij.

Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë̈.

I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.

Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.

Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë̈.

Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!

Reduktoni kontaktet, që të evitohet  përhapja e virusit!

Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë  shëndetësor të mos mbingarkohet.

Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”.

Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të këtë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”