Zemaj lehtëson masat, heq orën policore dhe vetëizolimin për qytetarët që hyjnë në Kosovë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, bëri të ditur se, që nga dita e hënë largohet masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Derisa theksoi se, të gjithë ata që futën në Kosovë, nuk do t’i nënshtrohen masës së vetëizolimit shtëpiak 7 ditore dhe se në vend të testimit për Covid-19, do të vendoset masa për kontroll nga ekipa mjekësore apo edhe nga vetë QKMF-të brenda komunave.

I pari i Shëndetësisë, i bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, pasi që siç tha ai virusi është akoma aktiv.