Zemaj i bindur se Kosova po e menaxhon pandeminë më mirë se vendet e rajonit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ripërsëritur se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avancuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Këtë ministri Zemaj ua ka thënë edhe donatorëv dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se ka marr konfirmimin nga të gjithë donatorët për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avancuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.

Mora konfirmimin që bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.