Zemaj e Raka diskutojnë për fillimin e viti të ri shkollor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në takimin e në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, kanë analizuar gjendjen e krijuar nga pandemia, ku siç tha ai, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë diskutuar edhe për fillimin e procesit mësimorë, ku tha se të gjitha vendimet do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.

Në takim folëm hollësisht për sfidat me të cilat po përballemi, shtrirjen komunitare të covid19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.

Bordi ofroi disa rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.