Zemaj: Ditëve në vijim do ta bëjmë gati “Spitalin për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ata po përgatiten për çdo skenar.

“Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë. Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën”.

“Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit”.

“Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve. Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve”, thuhet në njoftimin e Zemaj.