Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk zbatojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ashpërsimi i zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirsuit do të vazhdojë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Zemaj, ka paralajmëruar se të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa do të ketë ndëshkime dhe nuk do të ketë tolerime, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i ministrit Zemaj, pa ndërhyrje:
Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!
Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!
Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!
Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!
Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!.