Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje mes Kryetares së këtij komisioni dhe anëtarit Armend Zemaj.
Zemaj iu ka drejtuar Haxhiut se kjo mbledhje është thirrur për ta politizuar rastin e Astrit Deharit dhe jo për ta zbardhur atë, njofton Klan Kosova.
“Nëse është qëllimi politik atëherë mund të thërrasësh konferencë. Jemi 11 anëtarë të tjerë që më së paku ty të japim përgjegjësi”, i është drejtuar Zemaj – Haxhiut.
“Do ta ftoja prokurorin për këto deklarata tua kur thua se është vdekje politike.”
“Ministria e Drejtësisë është në menaxhim të burgjeve dhe deshta të ua përkujtoj se një javë para se të ndodhë rasti e kemi pasur në raportim ministren e Drejtësisë. Ju nuk e keni bërë asnjë pyetje për menaxhimin e situatës në burgje”, ka vazhduar Zemaj.
“Edhe kjo thirrje e sotme nga ana juaj është politike, jo për ta zbardh por për ta politizuar. Më vjen keq që keqpërdorni diçka të tilla. Interferimi në raste të veçanta është interferim në drejtësi”, ka përfunduar Zemaj.
Haxhiu derisa po fliste Zemaj ka thënë se edhe LDK është pjesë e kapjes së shtetit, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij të fundit.
“A po thua se është kap shteti, a je edhe ti pjesë e këtij shteti?”, ka pyetur Zemaj – Haxhiun.
“Po jam”, është përgjigjur ajo.
“Atëherë shteti të paska kapur edhe ty”, ia ka kthyer Zemaj, që më pas ka lëshuar mbledhjen bashkë më anëtarët tjerë të komisionit.