Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelesnkyy thotë se Trump mund “më shpejt” ta përfundojë luftën me Rusinë

Zelesnkyy thotë se Trump mund “më shpejt” ta përfundojë luftën me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se administrata e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, mund të ndihmojë në përfundimin më të shpejtë të luftës me Rusinë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me transmetuesin publik Suspilne, të publikuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform, Volodymyr Zelenskyy foli mbi marrëdhëniet Ukrainë-SHBA dhe reflektoi mbi bisedat e kaluara me Trump-in për zgjidhjen e konfliktit, i cili vazhdon që nga viti 2022.

“Trump ka dëgjuar bazën mbi të cilën qëndrojmë. Unë nuk kam dëgjuar asgjë kundër qëndrimit tonë”, tha Zelenskyy.

I pyetur nëse Trump i kishte kërkuar Ukrainës të hynte në negociata me Rusinë, Zelenskyy tha: “Ne jemi një vend i pavarur. Dhe ne, gjatë kësaj lufte, si njerëzit tanë ashtu edhe unë, personalisht, jemi në negociata me Shtetet e Bashkuara, me Trump-in dhe Biden-in, si dhe me liderët evropianë. Është dëshmuar se retorika ‘uluni dhe dëgjoni’ nuk funksionon me ne”.

Presidenti ukrainas tha se beson se nën udhëheqjen e Trump-it, “lufta do të përfundojë më shpejt”.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një paqe të drejtë, që të mos ndjejmë se kemi humbur njerëzit tanë më të mirë për shkak të padrejtësisë që na është imponuar. Lufta do të përfundojë, por nuk ka datë të saktë. Sigurisht, me politikat e ekipit që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë, lufta do të përfundojë më shpejt. Kjo është qasja e tyre, zotimi i tyre ndaj opinionit të tyre, si dhe është shumë e rëndësishme për ta”, shtoi ai.

Trump, i cili mundi zv/presidentin Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, shpesh ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Kievin dhe ka thënë se ai mund t’i japë fund konfliktit “brenda një dite” pas rizgjedhjes.

Exit mobile version