Ballina Lajmet Zelenskyy: Shpëtuam 144 ushtarë ukrainas nga robëria ruse “Nga ushtarët ukrainas që...

Zelenskyy: Shpëtuam 144 ushtarë ukrainas nga robëria ruse “Nga ushtarët ukrainas që u liruan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se kanë shpëtuar 144 ushtarë ukrainas që mbaheshin rob nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë përmes video-mesazhit, Zelenskyy tha se dëshiron të japë një lajm të mirë dhe të rëndësishëm. “Shpëtuam 144 ushtarë ukrainas nga robëria ruse. Në mesin tyre janë 59 anëtarë nga rojet kombëtare, 30 të marinës detare, 28 nga ushtria, 17 nga roja kufitare, 9 ushtarë të luftës kundër terrorizmit dhe 1 polic”, tha Zelenskyy.

“Nga ushtarët ukrainas që u liruan më i moshuari është 65-vjeç ndërsa më i riu 19-vjeç. Në veçanti, 95 mbrojtës të Azovstal-it po kthehen në shtëpitë e tyre. Do të bëjmë çdo gjë për të kthyer në shtëpi çdo ukrainas”, tha presidenti ukrainas.

Njësia e inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes dje njoftoi se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani kanë kryer shkëmbimin më të madh mes Rusisë dhe Ukrainës dhe si rezultat i kësaj kanë rimarrë 144 ushtarë ukrainas, 95 prej të cilëve janë ushtarë të fabrikës Azovstal.

Exit mobile version