Zelenskyy: Rusia të privohet nga të drejtat në OKB

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy duke akuzuar Rusinë si “shtet terrorist” bëri thirrje që ajo të privohet nga të drejtat e saj në Kombet e Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas intensifikimit të sulmeve të Rusisë dhe pas goditjes së qendrës tregtare në Kremenchuk, Ukraina thirri në takim Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Zelenskyy i cili që nga fillimi i luftës i drejtohet me fjalim për herë të dytë KS-OKB-së, tha se Moska ka goditur Ukrainën me 62 raketa ditën e shtunë dhe me 26 raketa ditën e diel.

Ai i bëri thirrje OKB-së për një hetim të pavarur lidhur me sulmin ndaj qendrës tregtare ku humbën jetën 18 persona.

Duke akuzuar Rusinë si “shtet terrorist”, Zelenskyy i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të privojë Rusinë nga të drejtat e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në KS-OKB deri kur ajo të përfundojë aktivitetet e saj terroriste.

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia nuk duhet të përfshihet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në KS-OKB.

Ndërsa zv/ndihmës sekretarja e përgjithshme e OKB-së përgjegjëse për çështjet politike, Rosemary DiCarlo njoftoi se 4.731 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.