Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelenskyy: Rusia nuk dëshiron të arrijë paqen “e vërtetë”

Zelenskyy: Rusia nuk dëshiron të arrijë paqen “e vërtetë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ushtria ruse kreu sulme intensive ndaj vendit të tij me mjete ajrore pa pilot mbrëmë dhe se Moska nuk ka për synim të arrijë paqen e vërtetë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Zelenskyy njoftoi se ushtria ruse kreu sulm ndaj Ukrainës me 117 dronë.

Ai theksoi se sulmi kishte në shënjestër infrastrukturën civile në rajonet Sumy, Cherkasy, Zaporizhia, Kharkiv, Donetsk dhe Dnipropetrovsk, duke shtuar se Rusia po përpiqet të zgjasë luftën.

Zelenskyy tha se SHBA-ja duhet të ushtrojë presion ndaj Rusisë dhe të vendosë më shumë sanksione për të parandaluar sulmet ruse ndaj vendit të tij.

Duke theksuar se Rusia nuk dëshiron të arrijë paqen e vërtetë, Zelenskyy tha: “Të kryesh sulme të tilla në shkallë të gjerë pas bisedimeve të armëpushimit do të thotë t’i bësh të qartë gjithë botës se Moska nuk ka për qëllim të arrijë paqen e vërtetë”.

Ai tha se edhe pse SHBA-ja kishte propozuar një armëpushim duke filluar nga 11 marsi, Rusia ka vazhduar sulmet e saj.

Exit mobile version