Zelenskyy përshpejton përpjekjet për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se vendi i tij po përshpejton përpjekjet për të lokalizuar prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave, duke e quajtur atë një nga prioritetet kryesore të vendit në luftën e tij me Rusinë, transmeton Anadolu.

“Kishte një diskutim shumë të detajuar mbi dronët, kontratat, financat, çështjet teknike dhe prodhimin. Detyra jonë është të rrisim qartë furnizimet për ushtrinë, si dhe të maksimizojmë avantazhet teknologjike të dronëve tanë ukrainasë”, tha Zelenskyy.

Ai theksoi përparimin në aftësitë e dronëve përgjues të Ukrainës, duke shtuar se raportet konfirmuan rrëzimin e dronëve rusë ‘Shahed’ nga sistemet e zhvilluara nga Ukraina.

“Ne po punojmë për të rritur prodhimin e dronëve me motor jet dhe me fibër optik. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme tani”, tha ai.

Presidenti ukrainas theksoi nevojën për të përshpejtuar prodhimin e raketave dhe për të forcuar infrastrukturën mbrojtëse ajrore të vendit të tij.

“Ne po punojmë për krijimin e prodhimit vendas të sistemeve raketore anti-ajrore dhe të gjitha sistemeve të nevojshme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, tha ai.

Zelenskyy gjithashtu tha se diskutimet me partnerët evropianë dhe të tjerë ndërkombëtarë kanë përfshirë planet për të lokalizuar prodhimin e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave brenda Ukrainës.

“Kjo duhet të arrihet patjetër”, theksoi ai.