Zelensky në OKB: Putin ka vjedhur shumë, por nuk mund të vjedhë kurrë të ardhmen e botës

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri thirrje në Samitin e OKB-së për të Ardhmen për bashkëpunim global për të mos lejuar që Putini të mbizotërojë.

Zelensky u shpreh se Ukraina do të prezantojë një plan për lirimin e robërve nga rusët. Ai njoftoi gjithashtu përgatitjen e një dokumenti kyç që do të prezantohet në samitin e dytë të paqes.

“Tani po përgatitemi për Samitin e dytë të Paqes, duke ecur përpara me partnerët tanë hap pas hapi sipas Formulës së Paqes. Ne po punojmë për sigurinë ushqimore, sigurinë energjetike dhe duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për terrorin e saj. Më pas do të trajtojmë të gjitha pikat e tjera të Formulës së Paqes, duke përfshirë lirimin e të burgosurve, rivendosjen e integritetit territorial etj.

Ne jemi duke përgatitur një dokument për ta paraqitur në Samitin e dytë të Paqes. Ftoj të gjithë liderët dhe kombet që të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të drejtë dhe paqësore. Putin ka vjedhur shumë tashmë, por ai kurrë nuk do të vjedhë të ardhmen e botës. Jam i sigurt.”, u shpreh ai.