Zelensky: Afrika është marrë peng nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Afrika është marrë peng nga “ata që e filluan luftën”.

Duke iu adresuar Komisionit të Unionit Afrikan nëpërmjet videolidhjes të hënën, Zelensky, ka paralajmëruar se kriza globale e ushqimit do të vazhdojë përderisa të vazhdojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se do të preken deri 400 milionë jetë nëpër botë që varen nga eksportet ukrainase.

“Detyra jonë kryesore aktualisht është të eliminojmë rrezikun. Po të mos ishte lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, do të ishte një situatë krejt tjetër, e sigurtë”, ka thënë Zelensky. /koha