Zelanda e Re njoftoi se ka shtrënguar rregullat e vizave të punës për të parandaluar rritjen e emigracionit në vend, transmeton Anadolu.
Ministrja e Emigracionit e Zelandës së Re, Erica Stanford tha se rreth 173 mijë emigrantë kanë ardhur në vend në vitin 2023, që është pothuajse rekord.
Ajo vuri në dukje se shtrëngimi i rregullave të vizave të punës “ul rrezikun e lënies së Zelandës së Re të papunë” duke theksuar se rritja e emigracionit ka arritur në nivele “të paqëndrueshme”.
Duke informuar se në këtë kontekst, njohja e gjuhës angleze do të kërkohet për punë me aftësi të ulëta dhe kohëzgjatja e qëndrimit në vend për punëtorët që punojnë në këtë fushë është reduktuar nga 5 vjet në 3, Stanford tha se ndryshimet e bëra “do të ulin rrezikun e abuzimit me emigrantët”.
Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon tha se shkalla e rritjes së emigrantëve që erdhën në vend në vitin 2023 ishte e paqëndrueshme.