Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelanda e Re planifikon ndalimin e përhershëm të pirjes së duhanit për...

Zelanda e Re planifikon ndalimin e përhershëm të pirjes së duhanit për brezat e ardhshëm

Zelanda e Re ka zbuluar një plan për t’i dhënë fund pirjes së duhanit në vend me disa masa vërtet unike, përfshirë ndalimin e përhershëm për të rinjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e saj në parlament, ndihmës-ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verrall, tha se qeveria është duke përgatitur një legjislacionin që do të sigurojë që brezi i ardhshëm i Zelandës së Re nuk do të jetë kurrë ligjërisht në gjendje të blejë duhan.

“Duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan, kështu që do ta bëjmë shkelje shitjen ose furnizimin e produkteve të duhanit për grupet e reja të të rinjve”, tha Verrall, duke shpallur planin e veprimit ’Aotearoa pa duhan 2025′.

Pasi që ligji të hyjë në fuqi, personat e moshës 14 vjeç nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë ligjërisht duhan. Ligjet e reja do të nënkuptojnë se mund të shiten vetëm produktet e duhanit që përmbajnë nivele shumë të ulëta të nikotinës, me një reduktim të ndjeshëm të numrit të dyqaneve që mund të shesin”.

Ligjet e ndryshuara pritet të miratohen nga parlamenti i Zelandës së Re në fillim të vitit të ardhshëm.

Verrall tha se ndryshimet nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë për t’u dhënë “shitësve kohë që të kalojnë në një model të ri biznesi”.

“Pirja e duhanit është ende shkaku kryesor i vdekjeve në Zelandën e Re dhe shkakton kancer një në katër persona. Dëmi i lidhur me duhanin është veçanërisht i përhapur në komunitetet tona Maori, Paqësor dhe në ato me të ardhura të ulëta. Ndërsa normat e pirjes së duhanit po shkojnë në drejtimin e duhur, ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt për të arritur qëllimet tona. Nëse asgjë nuk ndryshon, do të kalojnë dekada përpara se normat e duhanpirjes në komunitetin Maori të bien nën 5 për qind dhe kjo qeveri nuk e ka ndërmend të lërë askënd pas dore”, tha ajo.

Sipas vlerësimeve, tha Verrall, plani “do të kursejë 5 miliardë dollarë të shpenzimeve të ardhshme shëndetësore” në vend.

Po ashtu edhe kryeministrja Jacinda Ardern e përshëndeti masën.

“Plani i veprimit fokusohet në sigurimin që të rinjtë të mos marrin duhan në radhë të parë. Gjysma e atyre që e marrin duhanin vdesin nga efektet e tij”, tha ajo.

Ardern pranoi se rritja e akcizës për artikujt e duhanit kishte regjistruar një “rritje” në tregun e zi, por “thjesht vazhdimi i rritjes së çmimeve nuk ishte më aq efektiv dhe duhet marrë masa të tjera”.

“Ky është një mjet i rëndësishëm. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë nga ata që duan të thonë për përdorimin e tymosjes me avull tek të rinjtë, por jemi shumë të përqendruar në këtë plan për t’i ndaluar njerëzit që të marrin duhan në radhë të parë”, tha ajo. /aa

 

Exit mobile version