Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern u bashkua me qindra njerëz në Christchurch të shtunën për të përkujtuar dy vjetorin e vrasjes më të rëndë masive në vend.
I armatosur me armë gjysmë automatike me kapacitet të lartë, Australiani Brenton Tarrant vrau 51 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë kur hapi zjarr ndaj adhuruesve musliman në dy xhamitë atë Al Noor dhe Qendrën Islame Linwood më 15 mars 2019, duke transmetuar drejtpërdrejt sulmet në Facebook para se të arrestohej.
Ardern tha se shërbimi – i cili përfshinte fjalime nga të mbijetuarit, familja dhe miqtë e të vrarëve, – mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të thella të shkaktuara nga sulmi.
“Ndërsa fjalët nuk mund të bëjnë mrekulli, ato kanë fuqinë të shërojnë. Kjo do të thotë që ne duhet t’i përdorim me mençuri, “u tha Ardern atyre që ishin në shërbimin në Christchurch. “Për komunitetin tonë musliman, kjo do të thotë të përdorim zërat dhe fjalët tona për ta njohur humbjen tuaj.”
Tarrant u dënua me burgim të përjetshëm në muajin gusht 2020, pa mundësinë e lirimit me kusht, e që është hera e parë që dikush dënohet me këtë dënim në Zelandë. /Mesazhi.com