Milaim Zeka, deputet i Nisma-s ka ka deklaruar se arsyeja pse nuk merr pjesë në seancë është kërcënimi që i është bërë deputetes së LDK-së, Teuta Rugovës nga një deputet i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook.
“Një dorë e ngritur sot në Kuvend, na bëri të skuqemi nga turpi”, shkroi Avdyli në Facebook bashkëngjitur me një fotografi të tij para statujës së kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës.
“Arsyeja që unë smarr pjesë në seancë është kërcënimi që i është bërë Teuta Rugovës nga një deputet i LDK-së”, ka thënë Zeka.
“Ky është kërcënim dhe shantazh për demokracinë dhe i njëjti kërcënim ka shkuar në adresë të Labinot Tahirit”, përfundon Zeka./Mesazhi/