“Ne nuk e shohim Turqinë si një armike, por si një aleate”, kjo ishte deklarata e zëdhënësit të talebanëve Mullah Mohammad Yakub, duke i kërkuar Presidentit turk, Tayyip Erdogan të respektojë dhe të pranojë realitetin e ri në Afganistan.
“Turqia është një vend me të cilin ne duam të krijojmë marrëdhënie të ngushta. Ne duam që Erdogan të na respektojë. Turqia është një vend që pret shumë afganë dhe një vend me të cilin ne duam marrëdhënie të ngushta. Ne nuk e shohim Turqinë si një armike, por si një aleate”, tha ai.
Në deklaratat e bëra me sa duket para se Kabuli të binte në duart e talebanëve, Jakub tha se dëshira e regjimit të ri për të vendosur marrëdhënie me Emiratin Islamik të Afganistanit me çdo vend që e njeh atë, duke sqaruar se ata nuk do të lejojnë praninë e forcave të huaja në vend. /tch