Talal Silo, i cili u arratis nga rajoni pasi kreu për një periudhë detyrën e zëdhënësit të Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) që është dega nënkontraktore e PYD/PKK-së, ai ka tërhequr vëmendjen në “projektin e organizatës për daljen në Mesdhe”.
Silo ka njoftuar se një drejtues amerikan i shërbimeve inteligjente i kishte sugjeruar atyre që duhej të siguronin qasje tokësore në Mesdhe për të qenë të “përhershëm”. PKD/PKK zë më shumë se një të katërtën e territorit sirian. Strategjia e përhapjes së organizatës u zhvillua për të çuar përpara zonën e dominimit që fillon në kufirin e Irakut në lindje të vendit drejt perëndimit nga vija kufitare e Turqisë.
Në të ardhmen, mundësia e vendosjes së kontaktit të drejtpërdrejt me botën e jashtme dhe marrja e mbështetjes varet nga aftësia e organizatës për të hapur një korridor për të dalë nga toka në Mesdhe.
Në përgjigje të paralajmërimeve të Turqisë për qëllimet e organizatës, qeveria amerikane argumenton se zhvillimet janë një luftë kundër DEASH-it. Silo, i cili para largimit nga Siria, zhvilloi marrëdhënie të ngushta me udhëheqësit e YPG, që njihet si krahu i armatosur i PKD/PKK-së, dëshmoi për aktivitetet e organizatës që përdor emrin e FDS në të gjithë vendin. Silo mori pjesë shumë herë në kontaktet e kryera me SHBA-në, që është mbështetësja më e madhe e PYD/PKK-së. Ish-anëtar i “FDS-së”.
Silo, i është përgjigjur pyetjeve të Anadolu Agency (AA), për çështjet si pikëpamja e SHBA-së për “projektin e daljes në Mesdhe”, si i mbron organizata depot e armëve kundër Turqisë, për situatën në Afrin dhe tregtinë e naftës.
PYETJE: Në vitet e fundit, lufta dhe konkurrenca ndërkombëtare janë intensifikuar në rajonin Dejrizor pranë kufirit të Irakut. Çfarë ndodhi prapa skenave?
PËRGJIGJE: Më 9 shtator nisëm operacionin (me emrin FDS kundër DEASH-it). Njoftimin e kam bërë unë personalisht. Objektivi ishte marrja e pjesës së mbetur të rajonit El-Xhezire dhe pjesën veriore të Lumit Eufrat. As ne, as YPG nuk kishte mundësi të nisnim një operacion kundër DEASH-it. Ky operacion u bë me kërkesë të SHBA-së. Çështja nuk kishte aspak lidhje me naftën. Synimi ishte që këto forca të vinin në krahinat e Bukemal dhe Mejadin para regjimit nën emrin FDS. Në këtë mënyrë mes Sirisë dhe Irakut do të formohej një barrikadë. Fillimisht u përballëm me ngacmimet e rusëve. Madje shumë persona humbën jetën në sulmet rusëve dhe regjimit. SHBA dhe FDS luftonin krah për krah. Regjimi ishte larg. Por SHBA kur vërejti se regjimi kishte mbërritur me shpejtësi në ato rajone vendosi në veprim FDS-në. Kërkoi nga (Përgjegjësi i YPG-së për rajonin) Shahin Xhilo që të kryente këtë punë. Ka një gjë që nuk e dinë shumë. Shumë pika të marra iu lanë rusëve. Madje edhe kompleksi i gazit Konoko dhe fushat e naftës përreth iu lanë rusëve. Regjimi dhe rusët nuk përparuan më tej pas kryerje së këtij cikli.
PYETJE: Si vepron me naftën PKK-ja në Dejrizor dhe Haseke?
PËRGJIGJE: YPG dhe PKK pas marrjes së puseve të naftës në Rumeylan në vitin 2012 e shfrytëzuan këtë punë. Më parë naftën e eksportonin nëpërmjet rajoneve të DEASH-it. Përgjegjës për çështjet monetare në Xhezire nga stafi i PKK-së Ali Shejr jeton në Kamishli. Ka lidhje të drejtpërdrejta me krerët e PKK-së. Është personi që ka autoritetin për të bërë marrëveshjet e naftës. Vetëm ai i di të ardhurat nga nafta. Ky është sekreti i PKK-së, që prej vitit 2012 Ali Shejr shet jashtë naftën. Më parë shitjet siguroheshin nëpërmjet rajoneve të DEASH-it. Oficeri i regjimit të Sirisë, el Katirxhi është përgjegjës i përgjithshëm për marrjen e naftës nga PKK-ja. Madje thanë që as Shahin Xhilo nuk mund të ndërhyjë ndaj këtij. Çështja e naftës ishte sekret i organizatës. Duke pyetur arrita të marr disa informacione. Paratë nga nafta e shitur depozitoheshin në llogaritë e disa njerëzve të afërt me ta në bankat e Libanit. Më pas paratë transferoheshin në Evropë. Që të gjithë emrat ishin të PKK-së. Çështja është shumë e madhe. Çdo ditë transportoheshin qindra tankerë nafte.
PYETJE: Po flitet për një projekt të korridorit të dominimit nga ku PYD/PKK-ja do të dalë nga veriu i Sirisë në Mesdhe. A keni patur mundësinë të mësoni qëndrimin e autoriteteve amerikane gjatë vizitave dhe negociatave?
PËRGJIGJE: Ishte një fjalë, jo projekt. U takuam me një amerikan i cili thuhej se vinte nga qendra kërkimore. Këtë takim e kërkuan ata. Kishte një numër të madh truprojash. Ndërsa më pas u zbulua se ishte një drejtues i shërbimeve inteligjente të SHBA-ve. Ne na tha që “nëse ju drejtoheni drejt Dejrizor-it edhe SHBA-të do të japë mbështetjen e nevojshme në çështjen për të siguruar një pikë drejt detit për FDS-në dhe Kuvendin Demokratik të Sirisë”. Për këtë u dha fjala. Por aktualisht operacioni për marrjen e Dejrizorit dështoi. Çështja kryesore nuk është marrja e fshatrave apo e fushave të naftës. Ndaj Shahin Xhilo dhe FDS-së u dha fjala (për daljen në Mesdhe). Edhe unë kam qenë i gatshëm i pranishëm atje. Nëse ky operacion (i Dejrizor-it) rezultonte me sukses, sikur të arrinim fitore, ndoshta SHBA-ja do të përpiqej të hapte një korridor në det për FDS-në. (Drejtuesi amerikan i shërbimeve inteligjente) tha se “një strukturë e tillë nëse nuk ka një pikë daljeje në det, është e pamundur që të ketë një të ardhme”. Tregoi si shembull çështjen e Kurdistanit dhe Erbilit. Kurdistani nuk ka një pikë që hapet në det dhe për këtë arsye është në situatën që ti bindet gjithmonë palëve të tjera. Përndryshe nga do ta eksportojë naftën? Është e detyrueshme që të ketë një pikë, si port. Pala amerikanë për këtë çështje premtoi. Por pas kësaj mendoj se nuk ka vajtur ashtu sikurse ka planifikuar. Në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë do ndodhë.
PYETJE: Ushtria turke më 25 prill goditi në rajonin Karaçok pozicionet e YPG-së. Çfarë lloj elementësh ka pasur YPG në Karaçok?
PËRGJIGJE: Karaçok është baza kryesore e YPG-së ku ndodhen depot e armëve dhe municioneve si dhe kasaforta e parave. Bahoz Erdal dhe Shahin Xhilo banonin atje. Në të njëjtën kohë ishte edhe vendi ku jepeshin trajnime ideologjike për liderët e PKK-së. Edhe anëtarët e YPG-së merrnin trajnime ushtarake. Unë kam vajtur dy herë atje. Njërën herë u takova me Shahin Xhilo dhe mora në dorëzim një makinë nga ai. Gjithashtu në Karaçok ishte edhe qendra e arkivës dhe shtypit të YPG-së. Të gjithë ata që ndodheshin aty ishin staf liderash. Turkja Nalin ishte përgjegjëse për gratë. Nuk fliste gjuhën arabe. Edhe N.Shevin ishte një kurde turke dhe fliste shumë pak arabisht. Ishin edhe Rustem (Përgjegjës për grupet e YPG-së) dhe Gerzan përgjegjës për rajonin Haseke. Shahin Xhilo-s i shpreha habinë për numrin e madh të të vrarëve. Edhe ai më tha se “Turqia ka shkelur sigurinë në Karaçok. Në mesin e liderëve kishte nga ata që do të përzgjidheshin për detyra të reja. Rustem do të shkonte në Turqi dhe do të punonte atje. Shërbimet inteligjente turke ishin në dijeni për këtë. Ndërsa ne qëndronim jashtë për shkak se ende nuk kishte ardhur mesazhi nga SHBA-ja se “nuk do të jeni në objektiv”.
PYETJE: Çfarë ndodhi kur komandanti amerikan erdhi në vendin e goditur?
PËRGJIGJE: Ditën e dytë atje erdhi një komandant i zakonshëm amerikan. Në këtë mënyrë edhe Shahin Xhilo doli për herë të parë në shtyp. Shpjeguan se si ishte kryer sulmi. Komandantit aty i shpjeguan se aty nuk ndodheshin drejtuesit e PKK-së, por militantët me civilët. Komandanti as edhe nuk e dënoi. Pas rreth 5 ditësh Xhilo na shpjegoi ne se SHBA-ja ka biseduar me Turqinë dhe se nuk do të ketë asnjë sulm.
PYETJE: YPG-ja si e zgjidhi problemin e depos së armëve?
PËRGJIGJE: Armët dhe municionet e rënda iu dorëzuan Hemin-it, i cili këto i linte nëpër depo. Turqia nuk ka vendosur në objektiv këto depo që i mbronin amerikanët. Shumë armë dhe municione u linin në vendet (bazat) e amerikanëve në mënyrë që të mos ishin objektiv i Turqisë.
PYETJE: Si e siguron lidhjen PKK-ja me zonat lindore që nuk kanë lidhje me Afrinin? A nuk e shqetëson organizatën kjo shkëputje?
PËRGJIGJE: Pasi regjimi i Sirisë mori Halepin u formua një rrugë e drejtpërdrejt. Ky është në korridor paralel (nga jugu) me territorin e Operacionit “Mburoja e Eufratit”. Rruga pasi del nga Afrini (kalon nga rajoni i regjimit) dhe nga jashtë Halepit zgjatet drejt Munbixhit. Dhe më pas nga Munbixhi në (lindje të Eufratit) drejtohet në Xhezire. Për të përdorur këtë destinacion nevojitet miratimi nga regjimi ose nga pala ruse. Madje ndonjëherë edhe nga iranianët.
PYETJE: Qasja mbrojtëse e SHBA-së për YPG-në a është e vlefshme edhe për Afrinin?
PËRGJIGJE: SHBA-ja për Afrinin nuk ka dhënë asnjë siguri. Madje kam pyetur edhe në takimin me McGurk. Në atë kohë mes Afrinit me (territoret në lindje) nuk kishte asnjë rrugë komunikimi. Atë e pyeta për mbështetjen ndaj Afrinit. Dhe më tha se si qeveri amerikane nuk do të mund të jepnin mbështetje për Afrinin. Kjo ka qenë në takimin tonë të parë. Më tha që “Nëse Afrini dëshiron një mbështetës tjetër të gjejë një mbështetës tjetër”, unë i thashë “ndoshta mund të jetë pala ruse”, ndërsa ai ma ktheu që “edhe ajo nuk është pengesë për ne”. Më pas mua më telefonoi Husein Asad, djali i xhaxhait të Basar al Asadit. Më kërkoi që të formoja një linjë mes FDS dhe palës ruse që ndodhet në bazën Himejmin. Këtë situatë ia hapa Shanin Xhilos, i cili më tha se kjo linjë do të shqetësonte SHBA-në. Por (i ashtuquajtur komandanti në fjalë i YPG-së) Sipan Hamo kërkoi të kontaktonte me rusët. Edhe unë këtë situatë ia transmetova Husein el-Asad-it. Pas kësaj u hap kanali i komunikimit me palën ruse. Strehoheshin tek Rusia për shumë çështje.
PYETJE: Sa e shqetësonte PKK-në ndërhyrja e Turqisë në Afrin?
PËRGJIGJE: Sikur forcat turke të ndërhyjnë (në Afrin) mund ta marrin nën kontroll shumë shpejt qytetin. Në të vërtetë situata në Afrin nuk është ashtu siç e paraqet organizata. Ata kishin shumë frikë nga kjo. Çështja nuk ishte vetëm rënia e Afrinit. Ndërprerja e pjesës periferike veriore nga forcat turke do të thoshte dështimi i të gjithë projekteve (të daljes në Mesdhe). Sepse Afrinin e konsideronin zemra e projektit. Ndërhyrja e Turqisë do të ishte fundi i ëndrrave që ato tregtonin. Në rast të ndërhyrjes së forcave turke kërkonin praninë e Rusisë. Regjimi i Sirisë kërkoi që të vendosej flamuri i Sirisë në rast të ndonjë kontakti me turqit në Afrin. Por, regjimi i vendosi kushtin që ti dorëzoheshin pikat ku do të vihej flamuri i regjimit. Kandili pikërisht këtë kërkesë e refuzoi. Por si përfundim elementët kufitare kishin frikë. Besonin se SHBA-ja do t’i bënte presion Turqisë që të mos merrte Afrinin. Ndërsa SHBA deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje. Fillimisht SHBA tha se do të siguronte mbështetje për rajonet e çliruara, por tha që në fillim që nuk do të mund të jepte mbështetje për Afrinin.