Zbutësi është shumë i dëmshëm për rrobat tuaja, por ka mënyra të tjera

Ka shumë njerëz që e përdorin, kjo për shkak se i jep rrobave një aromë të mirë dhe i mban më të buta. Por ju vetëm këto të mira i dini. Nuk është ashtu siç duket. Ai është i dëmshëm.

Fillimisht mos e përdorni shkak të përbërësve kimikë. A e keni lexuar ndonjëherë paketimin e zbutësve? Mbase jo. Nëse e lexoni me vëmendje, aty do të zbuloni se, zbutësi nuk përmban substanca që i mbajnë rrobat të freskëta, apo të buta. Përkundrazi, rrobat tuaja do të mbushen plot me kimikate, që do t’ju dëmtojnë juve.

Poshtë keni disa kimikate, që gjenden te zbutësi i rrobave.

Alpha-Terpineol – Ky kimikat i rrezikshëm mund të shkaktojë probleme shëndetësore si: marramendje, dhimbje koke, humbje të kujtesës madje edhe mpirje në fytyrë dhe dhimbje në qafë e shpinë, informon dritare.net

Acetat benzil – Një kimikat toksik që ka qenë i lidhur me kancerin pankreatik. Gazi që çlirohet nga lëngu mund të shkaktojë acarim te sytë tuaj dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Alkool benzil – Mund të shkaktojë një numër të madh të problemeve shëndetësore, si: çrregullime të sistemit nervor qendror, dhimbje koke, vjellje, marramendje dhe rritje të lartë të presionit të gjakut.

Kloroformi – Kloroformi është një neurotoksinë i fuqishëm kancerogjen dhe mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si: humbja e vetëdijes, të vjella, dhimbje koke dhe përgjumje.

Linalool – Ky është një qetësues që njihet për shkaktimin e problemeve të frymëmarrjes dhe humbjen e koordinimit të muskujve, informon dritare.net

Të gjitha këto kimikate mund të gjenden te zbutësi i rrobave! Jo vetëm kaq, por ata janë edhe të shtrenjtë dhe të rrezikshëm për shëndetin.

Nëse doni t’i zbusni rrobat, ka mënyra të tjera.

Uthulla

Uthulla është një produkt i vërtetë mrekullibërës. Mund ta përdorni për kaq shumë gjëra të ndryshme dhe është krejtësisht natyral. Përveç uthullës, mund të zgjidhni të shtoni edhe pak amoniak.

Shtoni një filxhan uthull dhe pak amoniak te rrobat tuaja. Përbërjen e  amoniakut dhe uthullës e shtoni te lavatriçja, aty ku hidhnit zbutësin. Këto dy përbërje do të sigurohen që të keni rroba të buta dhe aromatike. Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net