Teksa shumica e njerëzve përpiqet të heqë disa kile, një pjesë tjetër përpiqet që t’i marrë ato.
Fatkeqësisht, ushqimet jo të shëndetshme nuk i ndihmojnë aspak këto persona që të shtojnë kile, por një dietë e mbushur me proteina dhe ushqime të shëndetshme. Nëse e kombinoni një dietë të tillë me ushtrime fizike, atëherë do ju ndihmojë të formoni muskujt. Sipas ‘Bright Side’ ja kush janë ushqimet më të dobishme:
Qumësht për kocka të forta dhe energji
Qumështi është i mbushur me proteina dhe vitamina. Sipas studimeve, nëse pini qumësht pas stërvitjes do i ndërtoni muskujt më shpejtë se sa kur pini proteina.
Një smoothie i bërë vetë
Ka kaq shumë lloje të ndryshme smoothie-sh. Disa përdoren për heqjen e kileve, disa për të mbajtur peshën që keni e disa të tjera përdoren për të shtuar peshë. Gjithçka që ju duhet është receta e duhur.
Avokado për muskujt
Avokado mban vendin e parë si ushqimi më i shëndetshëm dhe më i dobishëm për personat që duan të shtojnë peshë. Edhe pse nuk përmban shumë kalori, ai mund të përdoret në një sallatë ose në një sanduiç.
Salmon dhe peshk të yndyrshëm për kalori të shëndetshme
Një tjetër ushqim i mrekullueshëm është peshku i yndyrshëm. Peshku si salmoni apo peshku ton, ndihmojnë jo vetëm në ndërtimin e muskujve, por dhe gjithë trupin në përgjithsi për shkak të vitaminës Omega 3.
Kikirikë dhe gjalp kikiriku si burim energjie
Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut janë 2 ushqime perfekte për personat që duan të shtojnë peshë. Të dyja përmbajnë shumë kalori dhe proteina dhe mund të përdoren si një ushqim në mes të dy vakteve.
Fruta të thata
Frutat e thata janë shumë të dobishme pasi përmbajnë antioksidantë dhe fibra. Të gjithë e dinë se frutat e thata i humbin vitaminat, por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Mund t’i konsumoni me proteinat e juaja, ose t’i konsumoni kur ju merr uria.