Mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial Londër dhe Universiteti i Londrës.
Studimi i fundit sugjeron se hekuri mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të rris rrezikun e prekjes nga problemet e zemrës.
Këto gjetje premtuese mund të hapin rrugën për trajtime të reja. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes niveleve të hekurit në trup dhe rrezikun e zhvillimit të llojit më të shpeshtë të sëmundjeve kardiovaskulare : atë të arteries koronare.
Rezultatet konfirmuan hipotezën se nivelet më të larta të hekurit zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
“Këto rezultate,” përfundojnë autorët, “mund të nxjerrë në pah një objektiv terapeutik. Sëmundjet koronare të zemrës, ndodhin kur rrjedha e gjakut bllokohet ose ngadalësohet dhe nuk është në gjendje që të furnizojë zemrën siç duhet.
Aktualisht vlerësohet se më shumë se 370.000 të rriturit amerikanë vdesin si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit./Mesazhi/