Zbulojeni se çfarë lloj lotësh derdhni më shpesh

Qoftë një film i trishtë, një përjetim i fortë emocional apo grirja e qepëve, ka një sërë indikatorësh që mund t’ju bëjë të qani.

Po pse qajmë?

Përpos arsyeve si ato që shkruam më sipër, ka edhe një arsye tjetër që mbase shumë nuk e dinë. Derdhja e lotëve i mbron sytë, duke “shpëlarë” substanca të ndryshme irrituese. Ka 3 lloje lotësh:

-Bazal (Këta lotë shpërndahen në mënyrë të barabartë në sipërfaqen e syrit dhe shërbejnë për të përmirësuar shikimin tuaj. Ruajnë syrin nga infeksionet)

-Emocional (Këta lloj lotësh përmbajnë proteina dhe hormone shtesë që nuk gjenden tek lotët e tjerë, si prolaktina, kaliumi, mangani apo hormone të stresit. Këta lot shërbejnë për t’ju qetësuar, ndryshe nga lotët bazal, ato nuk prodhohen automatikisht. Duhet që sistemi limbik të çojë sinjal në tru për të aktivizuar gjëndrat tuaja lotuese. Në vetvete, këta lotë kanë një qëllim: për të fituar ndjeshmëri!)

-Refleks (Lotët që derdhen kur ju copëtoni një qepë, vijnë nga gjëndra lakrimale dhe kryesisht janë të përbërë nga uji. Edhe këta lotë përmbajnë antitrupa.)

Të 3 format e lotëve kanë disa përbërës kryesorë të përbashkët që njihen ndryshe si shtresa: Së pari, shtresa e brendshme mukoze që e mban lotin të mbërthyer në sy. Së dyti, shtresa e mesme e ujshme që e mban syrin të lagësht, për të luftuar bakteret dhe së fundmi shtresa e jashtme me vaj, që parandalon tharjen e lotëve.

Si formohen lotët?

Lëngu i lotëve përbëhet nga ujë dhe kripë, gjë që ndihmon lëkurën tuaj të jetë e shëndetshme. Mukoza dhe vaji gjenden te pjesa e qerpikëve tuaj. Kur këto përbërës bëhen bashkë, përhapen në të gjithë sipërfaqen e kornesë së syrit.