Ballina Kuriozitete Zbulohet “Yana”, mamuthi që jetoi 50 mijë vite më parë

Zbulohet “Yana”, mamuthi që jetoi 50 mijë vite më parë

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar mbetjet e një foshnje mamuthi 50 mijë vjeçare, pas shkrirjes së akujve gjatë verës në rajonin e largët Yakutia të Siberisë.

Ata thonë se “Yana” e cila e ka marrë emrin nga pellgu i lumit ku u zbulua është kufoma e një mamuthi të ruajtur në gjendjen më të mirë, nga i ftofti siberian.

Me peshë mbi 100 kilogramë dhe një lartësi prej 120 centimetrash dhe gjatësi 200 centimetra, “Yana” vlerësohet të ketë qenë vetëm 1 vjeç kur ka ngordhur.

Para “Yanas”, shkencëtarët kanë gjetur 6 zbulime të ngjashme, ku 5 u gjetën në Rusi dhe 1 në Kanada.

Yana u gjet në kraterin Batagaika, krateri më i madh në botë i permafrostit (toka që është e ngrirë përgjithmonë), nga njerëz që jetonin aty pranë.

“Banorët ishin në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ata e panë që vigani ishte shtrirë pothuajse plotësisht dhe ndërtuan një barelë për ta nxjerrë vogëlushin e mamuthit në sipërfaqe. Pjesa që shkrihet më shpejt dhe del në sipërfaqe hahet nga grabitqarët ose zogjtë. Megjithëse gjymtyrët e përparmë janë ngrënë, koka është ruajtur jashtëzakonisht mirë”, tha kreu i i Laboratorit të Muzeut “Mamuth Lazarev”, Maxim Cherpasov.

“Yana” po studiohet në Universitetin verilindor në kryeqytetin Yakutsk. Shkencëtarët po kryejnë të gjitha testet për të zbuluar arsyen që i mori jetën dhe periudhën kur mendohet të ketë ngordhur.

Exit mobile version