Në qytetin Luksor në jug të Egjiptit, arkeologët egjiptianë kanë zbuluar varrin e një artari mbretëror dhe gruas së tij, të cilët kishin jetuar mbi 3.500 vjet më parë, në kohën e dinastisë së 18-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Varri është lokuar në bregun perëndimor të lumit Nil, në kuadër të një kompleksi ku janë varrosur pjesëtarë të njohur të pushtetit të atëhershëm.
Autoritetet e Egjiptit njoftuan se varri nuk është në gjendje të mirë, por që përmban statujat e artarit dhe gruas së tij, si dhe një maskë varrimi.
Në një pjesë të varrit janë zbuluar disa mumje të egjiptianëve antik nga koha e dinastive 21 dhe 22, që bën me dije se i njëjti është përdorur disa herë./Mesazhi/