Zbulohet urbanizmi 2500-vjeçar në Amazonë

Zbulohet pas 20 vjet kërkimesh në terren një rrjet urbanizimi 2500-vjeçar në Amerikën Jugore. Studimi i gjerë është realizuar në një zonë rreth 300 km2, ku janë dalluar 6000 platforma të ndryshme, ku përfshihen struktura të ngjashme më sheshe, shtigje, rrugë, të rrethuara nga peisazhe bujqësore dhe kanale. Elementi më interesant duket se është rrjeti rrugor i shtrirë në shkallë rajonale që lidhte qendrat urbane me pjesët rurale në këtë pjesë të Amazonës.

Sipas grupit kërkimor ndërkombëtar, këto vendqëndrime të lashta janë ndërtuar nga kultura indigjene të mëhershme, kryesisht nga fiset Kilamore dhe Upano. I gjithë ky rrjet qytezash, ku numërohen rreth 15 të tilla, kryesisht në zonën e Ekuadorit, përfaqëson urbanizimin më antik të rajonit, i ngjashëm me atë të të fiseve Maya.

Gërmimet arkeologjike tregojnë se këto vendqëndrime u ndërtuan nga këto fise rreth 500 vjet p.e.s dhe u banuan nga to deri në vitin 600 të erës sonë.