Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se në një thellësi 20 km planeti Mars mbart uji.
Ky është një zbulim fantastik për shkencëtarët pasi për herë të parë material uji gjendet në formë të lëngshme në hapësirë. Më herët ishte evidentuar prani uji në formë të ngurtë akullnaje.
Tani zbulimi ngre pikëpyetje dhe fton studime më të thelluara për të vërtetuar nëse planeti I kuq mbart jetë. Prania e materies uji në vetvete mbështet mundësinë e ekzistencës së gjallesave.
Prezenca e molekulës ujore është thelbësore për të formuar evolucionin e një planeti, thonë shkencëtarët. Ky është rasti për planetin tonë Tokë, i cili mbart jetë edhe në mjediset tepër të thella të oqeanit dhe puseve ujore.
Studimet dëshmojnë se në fakt, 3 miliardë vite më parë, planeti Mars ka qenë i mbuluar me lumenj dhe liqene, për t’u zëvendësuar më pas me shkretëtirë shkëmbore.
Shumica e tyre mund të jenë përtharë në hapësirë, pasi Marsi humbi mbulesën atmosferike e tij, thonë shkencëtarët.
Rezervuari nëntokësor, sipas ekspertëve, nëse nxirret në sipërfaqe, mund të mbuloj gjithë planetin me një oqean me thellësi 1.6 kilometrash.
Gjetjet janë arritur pas një cikli 4-vjeçar studimesh sizmike në planetin Mars. Valët e lëshuara nga mbi 1300 tërmete të vrojtuara nga shkencëtarët NASA-s vërtetuan për prezencën e lëndës ujore të fshehur nën rruzullin shkëmbor të planetit 225 milionë kilometra larg nesh.