Zbulohet struktura prej druri më e lashta në botë

Shkencëtarët: Platforma prej druri përdorej nga njeriu prehistorik për të kaluar lumin në Afrikë

Është zbuluar konstruksioni më antik i ndërtuar nga qënia njerëzore. Është datuar 476 mijë vite me parë, në Afrikë, në një kohë që në kontinent s’kishte lindur as epoka e Homosapiens, por flasim për kohen e Njeriut Heidelbergensis.

Përgjatë një lumi shumë të lashtë, që rridhtë rreth 500 mijë vite më parë, në kufirin mes Zambias dhe Tanzanisë, nën ujëvarën Kalambo, kërkuesit kanë gjetur mbetjet e një strukture prej druri, që mendohet të jetë më e lashta e njohur nga bota deri më sot. Konstruksioni ishte i formuar nga një sërë trungjesh, të cilët ishin të modeluar me instrumente të thjeshta prej guri. Mendohet se kemi të bëjmë me një lloj mjeti apo platformë që njeriu i asaj kohe e përdorte për të kaluar lumin.

Rezultatet e punës kërkimore, janë publikuar në revistën ndërkombëtare Nature. Sipas autorëve, kjo është hera e parë që dokumentohet veprimi i njeriut parahistorik, duke treguar që merrnin material nga pemët, natyra, për të ndertuar një gje të re në shërbim të tyre, pra kalimi nga natyralja në artificiale dhe duke ndërhyre kështu edhe tek mjedisi.

Druri zakonisht nuk ruhet, veçanërisht në kohë të gjata, por në këtë rast mjedisi përreth, uji, mungesa e oksigjenit kanë qenë kushtet e duhura për ta lënë këtë ndërtim të thjeshtë të arrinte deri në ditët tona.