Një pyll tropikal i ngurtësuar 23 milionë vjeçar në Panama. Fragmente druri të fosilizuara janë gjetur në ishullin e Barro Colorado, që kanë gjurmët e një shpërthimi vullkanik të epokës së Miocenit, llava e të cilit varrosi një pyll të madh me pemë që mëndohet ishin të larta më shumë së 40 m.
Një zonë prej 15.6 km2, që sot është e mbuluar nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm, dhe një ndër vendet me të studiuara nga natyralistët dhe gjeologët për karakteristikat e faunës e florës.
Në studimin e fundit të kryer dhe të publikuar në revistën shkencore Paleogjeografi e Paleoecologji, janë paraqitur rreth 100 fragmente druri të fosilizuara të cilat për vite me rradhë janë analizuar hollësisht.
Në bazë të shenjave dhe gjetura, mendohet se rreth 23 milionë vjet më parë, një shpërthim katastrofik vullkanik e mbuloi pyllin e atëhershëm me llavë me një shpejtësi shumë të lartë, që bashkuar me praninë e siliciumit në ujën e baltës dhe shkëmbinjve, u favorizua procesi i ngurtësimit, duke u kthyer i gjithë perimetri në një pyll të gurtë, ende sot të varrosur nën ishull.
Pemët e atëhershme, gjithashtu sipas grupit studimor, ishin shumë më të larta se ato të ditëve të sotme, të favorizuara edhe nga të tjera kushte mjedisore.